Vendodhja:  Pasuria është Truall me sipërfaqe 1,730 m² dhe Ndërtesë me sipërfaqe totale prej 275 m².  Kjo pronë ndodhet rreth rreth 27km në juglindje të qendrës së qytetit të Gjirokastrës dhe rreth 1.3km ne Veri te Autostrades “Gjirokaster – Kakavije”. Zona është kryesisht rurale me karakter bujqësor dhe blegtorial, por qe vitet e fundit ka patur zhvillim me ndertesa te reja, kryesisht per banim por edhe per qellime biznesi.

Pershkrimi: Prona është Truall & Ndërtesë dhe ne te shkuaren  ka funksionuar si Ambjent tregtimi dhe magazinim te materjaleve dhe pajisjeve hidrosanitare. Trualli me sipërfaqe të regjistruar prej 1,730 m² ka formë drejtkëndore, të rregullt dhe shtrihet në një zonë fushore. Mbi këtë sipërfaqe eshte ndertuar nje godine nje kateshe me siperfaqe ndërtimore prej 275 m². Ndertesa eshte ndertuar ne vitin 2004 dhe Sipërfaqja e lirë e truallit është  shesh funksional për ndërtesën dhe e gjithe kjo sipërfaqe është e shtruar me shtresë betoni me rrjete. Prona eshte e rrethuar dhe eshte shume e pershtatshme per zhvillimin e aktiviteteve te ndryshme biznesi qe kerkojne kapacitete  magazinimi.


Vendodhja:  Pasuria është Truall me sipërfaqe 17,675 m² dhe Ndërtesë me sipërfaqe totale prej 3,990 m² ne Levan Fier. Kjo pronë ndodhet rreth 1.1 km në distancë ajrore në veriperëndim të qendrës së Levanit, rreth 3.5 km në verilindjetë shtratit të Lumit Vjosa dhe rreth 8.2 km në jugperëndim të qendrës së qytetit të Fierit. Zona është kryesisht rurale me karakter bujqësor dhe blegtorial, por qe vitet e fundit ka patur zhvillim me ndertesa te reja, kryesisht per banim por edhe per qellime biznesi.

Pershkrimi:  Prona është Truall & Ndërtesë dhe ne te shkuaren ka funksionuar si stalla lopësh por aktualisht nuk eshte në përdorim. Trualli me sipërfaqe të regjistruar prej 17,675 m² ka formë drejtkëndore, të rregullt dhe shtrihet në një zonë fushore. Mbi këtë sipërfaqe janë zhvilluar 6 objekte (ish stalla lopësh) më sipërfaqe të gjurmës ndërtimore në total 3,990 m². Këto stalla janë ndërtuar rreth viteve 80’ për kooperativën bujqësore (ish ndërrmarrje bujqësore) të Levanit. Secili objekt (ish stallë) përbëhet nga një ambjent i pandarë duke krijuar një hapsirë të vetme e cila ndriçohet dhe ventilohet nga të gjitha fasadat e saj. Prona shume e pershtatshme per zhvillimin e aktiviteteve te ndryshme qe lidhen me rritjen ose tregtine e gjese se gjallle apor per biznese qe kerkojne kapacitete te medha magazinimi.


Pronat, 3 njesi sherbimi, jane te pozicionuara ne kati perdhe te nje pallati 9-te katesh, ne rrugen “Qemal Stafa” ne Elbasan. Pallati ne te cilen ndodhen 3 njesite ndodhet ne qender te qytetit te Elbasanit, me nje distance prej 300 metra nga sheshi kryesor i qytetit. Zona ka infrastrukture te permiresuar, kryesisht me pallate, ndertesa banimi, ambjentet tregtare, te cila jane ndertuar ne vitet e fundit. Pronat jane te organizuar ne 3 certifikata pronesie per nje total siperfaqeje prej 287 m². 3 njesi sherbimi me numerat N.5; N.6 dhe N.8 jane te pozicionuara ne katin perdhe te godines ne pjesen jugore. 2 njesit N.5 dhe N.6 jane te organizuar ne dy certifikata pronesie, por ambjenti nuk eshte I ndare fizikisht, dhe perbehet nga nje siperfaqe totale, per te dy njesite, prej 181.4 m².

Me poshte eshte lista e Çmimeve per Njesite:

Njesi N.5  me sip. prej 75.4 m² -> Çmimi i Shitjes 34,000 EUR.
Njesi N.6  me sip. prej 106 m² -> Çmimi i Shitjes 50,000 EUR.
Njesi N.8 me sip. prej 105.6 m² -> Çmimi i Shitjes 74,000 EUR.

SHOQATA SHQIPTARE E BANKAVE

AAB

ANëTARëT E SHOQATëS

Antaret