Vendodhja: Prona, tokë arë, ndodhet në fshatin Fang, rrethi Mirditë. Prona është e pozicionuar në anën jugore të qendrës së fshatit Fang në një largësi rreth 2.3 km, në anën lindore të lumit Fan si dhe të rrugës së Kombit “Durrës – Kukës – Morinë”. Prona është e pozicionuar në anën jug perëndimore të qytetit të Rrëshenit në largësi rreth 10.5 km. Në anën veriore, prona kufizohet me disa toka arë të lira si dhe me vazhdimin e rrugës së Kombit. 

Pershkrimi: Prona, tokë arë, ka nje sipërfaqe totale prej 3,486 m2. Toka are ka konfiguracion planimetrik thuajse drejtkendore dhe ndodhet në një terren tërësisht fushor. Prona eshte shume e pershtatshme per perdorim bujqesor por edhe per ndertimin e objekteve rezidencial


Vendodhja:  Prona ndodhet ne zonen e industriale, shume prane depozitave te naftes e te gazit ne portin e Porto Romanos, Durres.  Eshte shume e pershtatshme per ndertimin depozitave te Naftes dhe Gazit, si dhe per vepra te tjera madhore ne fushen e prodhimit te energjise.

Pershkrimi: Prona ka nje siperfaqe totale 9,990 m² me akses ne rrugen “Shen Pjeter” qe lidh rrugen e portit porto romano me rrugen per ne Sektor Rinia.  Toka ka dimensione te rregullta ne forme drejtkendore me gjatesi 175 m dhe me gjeresi 57 m. Ne baze te masteplanit te miratuar nga K.RR.T.SH percaktohet qe te gjitha veprimtarite ne lidhje me Naften, Gazit dhe te nenprodukteve te tyre do te perqendrohen ne kete zone.


Vendodhja:  Prona ndodhet ne zonen e qendres se Krujes, ne distance rreth 200m ne veriperendim te godines se Bashkise se qytetit.  Ajo është e vendosur ne anen lindore te rruges kryesore te zones, me komunikim te drejtperdrejte me te, me shtrirje perballe kryqezimit te rruges kryesore me rrugen “Gavril Dara”. Zona perreth prones është zonë qëndrore e qytetit, me karakter miks, rezidenciale e institucionale, me prezencën edhe të degëve të disa bankave, si dhe me shpërndarje të elementeve tregetare e të biznesit.

Pershkrimi:  Prona e cila përbën ndertesen 4 kateshe Hotel e Sherbime, se bashku me truallin mbi te cilin eshte zhvilluar, me sipërfaqe të regjistruar të truallit 800 m2, dhe sipërfaqe ndërtimi 700 m2. Ndertesa ka nje ndertim total prej 7 katesh nga te cilat 4 kate jane ne pronesine e Bankes dhe qe jane ne shitje. Ështe ndërtuar rreth vitit 2000, i realizuar me skelet betonarme, mbulesë me solete betoni, me fasada te suvatuara dhe te lyera nga te gjitha anet, kombinuar me veshje me pllaka guri ne fasaden kryesore të katit përdhe dhe vetrata xhami ne katin e pare.

SHOQATA SHQIPTARE E BANKAVE

AAB

ANëTARëT E SHOQATëS

Antaret